Sureja El-Mulk (Sundimi — الملك) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




67 El-Mulk(الملك), Ajet 8

تَكَادُ تَمَيَّزُ مِنَ الْغَيْظِ ۖ كُلَّمَا أُلْقِيَ فِيهَا فَوْجٌ سَأَلَهُمْ خَزَنَتُهَا أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَذِيرٌ 8 ٨

gati për të eksploduar nga ashpërsia. Kurdo që të hedhet në të ndonjë grup (jobesimtarësh), - rojtarët e skëterrës i pyesin ata: “A nuk u erdhi askush t’ua tërheq vërejtjen juve?” (8)

Tefsiri

Nga zemërimi që ka, ai (Xhehennemi) gati sa nuk shpërthen! -

Për shkak të masës së stërmadhe të tij, që zien brenda vetes, ai gati sa nuk shpërthen. Po ashtu, ai gati sa nuk ndahet në copa nga urrejtja dhe zemërimi i tij ndaj qafirëve. Kështu vlon Xhehenemi nga urrejtja për ta. Por si do të ndodhë kur ata do të jenë futur brenda tij?! Pastaj Allahu i Lartësuar përmend fjalët qortuese, me të cilat melekët u drejtohen banorëve të Xhehenemit.

Sa herë që ndonjë turmë do të hidhet në të, roja do t’i pyesë: “A s’ju erdhi ndonjë paralajmërues? -

Kuptimi: Meqë ju jeni në Zjarr dhe keni merituar këtë ndëshkim, duket sikur ju nuk jeni paralajmëruar rreth këtij tmerri.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë