Sureja El-Kalem (Stilolapsi — القلم) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




68 El-Kalem(القلم), Ajet 24

أَنْ لَا يَدْخُلَنَّهَا الْيَوْمَ عَلَيْكُمْ مِسْكِينٌ 24 ٢٤

“Mos të lejojmë që të paraqitet asnjë i vobektë në kopshtin tonë!” (24)

Tefsiri

Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit: “Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.” -

Kështu, ata diskutonin fshehtas mes njëri-tjetrit që të pengonin të drejtën e Allahut në pasurinë e tyre. Ata nxisnin njëri-tjetrin që të vilnin frytet herët në mëngjes, para se të zgjoheshin e të dilnin njerëzit, e që të ndalonin fukarenjtë të merrnin ndonjë gjë nga pasuria e tyre. Ata flisnin fshehtas, me zë të ulët, nga frika se mos i dëgjonte kush dhe lajmëronte fukarenjtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë