Sureja El-Kalem (Stilolapsi — القلم) (Ajet 32)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




68 El-Kalem(القلم), Ajet 32

عَسَىٰ رَبُّنَا أَنْ يُبْدِلَنَا خَيْرًا مِنْهَا إِنَّا إِلَىٰ رَبِّنَا رَاغِبُونَ 32 ٣٢

Zoti ynë mund të na japë edhe më të mirë se këtë; me të vërtetë, ne mbështetemi te Zoti ynë!” (32)

Tefsiri
“Shpresojmë që Zoti ynë të na e zëvendësojë këtë fatkeqësi me diçka më të mirë se ajo që na humbi. Ne e mbajmë shpresën vetëm te Zoti ynë.” -

Ata shprehën shpresën e tyre se Allahu i Lartësuar do t'ua zëvendësonte atë që humbën me diçka më të mirë, prej bamirësisë së Tij. Ata dhanë fjalën se, nga ai çast e tutje, gjithmonë do të synonin kënaqësinë e Allahut. Nëse e kanë mbajtur fjalën, sigurisht që Allahu i Lartësuar do t'ua ketë zëvendësuar në këtë jetë atë që humbën, duke e realizuar shpresën e tyre, pasi çdokush që e lut Allahun me sinqeritet nga zemra, duke shpresuar dhe duke punuar që të kënaqë Atë, pa dyshim që do ta marrë atë që kërkon. Më pas, Allahu i Lartësuar, duke qartësuar atë që ndodhi, thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë