Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
كَذَٰلِكَ الْعَذَابُ ۖ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ
I tillë ka qenë dënimi, e dënimi në jetën tjetër është më i madh, nëse e dinë! (33)
Ja, i tillë do të jetë dënimi. -
Ky është ndëshkimi në këtë jetë për këdo që kryen të tilla vepra. Allahu i Lartësuar e privon robin nga ato të mira me të cilat e ka kaluar kufirin dhe është treguar i pabindur, duke i dhënë përparësi kësaj jete kundrejt kënaqësisë së Allahut dhe jetës tjetër. Le ta dijë çdokush që i ka këto cilësi, se Allahu i Lartësuar mund t’ia largojë nga duart e tij ato pasuri e të mira që i zotëron pikërisht në momentet kur ai do të jetë tejet i nevojshëm për to.Ndërsa në botën tjetër, dënimi do të jetë shumë më i ashpër, sikur ta kuptonin! -
Duhet të kujtoni gjithashtu edhe diçka tjetër: ndëshkimi i ahiretit është më i madh se ai i kësaj dynjaje. Nëse jeni të sigurt rreth kësaj çështeje, pa dyshim do të tregoheni shumë të kujdesshëm, që të shpëtoni nga ndëshkimi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë