Sureja El-Kalem (Stilolapsi — القلم) (Ajet 51)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




68 El-Kalem(القلم), Ajet 51

وَإِنْ يَكَادُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَارِهِمْ لَمَّا سَمِعُوا الذِّكْرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُ لَمَجْنُونٌ 51 ٥١

Pothuajse, me të vërtetë, jobesimtarët duan të të rrëzojnë me shikim kur dëgjojnë Kur’anin, duke thënë: “Ai, në të vërtetë, është i marrë!” (51)

Tefsiri

Ata që nuk besojnë gati sa nuk të hanë me shikimet e tyre... -

Armiqtë nuk mundën të arrinin qëllimet e tyre kundër Profetit të nderuar, megjithëse u përpoqën me çdo mënyrë, me vepra dhe me fjalë. Aq e madhe ishte urrejtja e tyre për të, saqë ata gati sa nuk e dëmtonin me shikimet e tyre, të mbushura plot smirë, urrejtje e armiqësi. Por ndihmëtari dhe ruajtësi i tij ishte Allahu i Lartësuar. Deri këtu shkonte persekutimi i tyre me vepra, ndërsa me fjalë:

...thonë: “Ai është i marrë!” -

Ata flisnin ashtu siç ua diktonte zemra e tyre e mbushur me mohim. Herë thonin se ai ishte i çmendur, herë thonin magjistar e herë të tjera poet.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë