Sureja El-Hakka (E Vërteta — الحاقة) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




69 El-Hakka(الحاقة), Ajet 12

لِنَجْعَلَهَا لَكُمْ تَذْكِرَةً وَتَعِيَهَا أُذُنٌ وَاعِيَةٌ 12 ١٢

për t’ju bërë këtë juve mësim dhe që të mbajnë mend veshët e atyre njerëzve (të dijshëm), (12)

Tefsiri

...që të shërbente si kujtim për ju... -

Çdo anije që shihni duhet t'ju kujtojë anijen e parë të prodhuar nga njerëzit, historinë e saj dhe pikërisht ngjarjen se si Allahu i Lartësuar shpëtoi nëpërmjet saj ata që i besuan Atij dhe pasuan udhëzimin e sjellë prej Profetit të Tij. Ndërsa ata që mohuan dhe refuzuan të nënshtroheshin ndaj së vërtetës mbetën jashtë asaj anijeje.

...dhe për ta kuptuar çdo vesh që dëgjon

(këshillën). – Me qëllim që të urtët e të mençurit të logjikojnë dhe të nxjerrin mësime prej saj. Ndërsa refuzuesit dhe shpërfillësit e së vërtetës, mendjelehtët dhe mendjengushtët, të cilët nuk arrijnë që të përfitojnë nga ajetet dhe shenjat e Allahut, nuk dinë të logjikojnë dhe të nxjerrin mësime. Ata nuk dinë të meditojnë dhe të kuptojnë mesazhet e Zotit të gjithësisë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë