Sureja El-Hakka (E Vërteta — الحاقة) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




69 El-Hakka(الحاقة), Ajet 17

وَالْمَلَكُ عَلَىٰ أَرْجَائِهَا ۚ وَيَحْمِلُ عَرْشَ رَبِّكَ فَوْقَهُمْ يَوْمَئِذٍ ثَمَانِيَةٌ 17 ١٧

dhe engjëjt do të rrinë anëve të qiellit, kurse atë ditë – tetë grupe engjëjsh do ta mbajnë Arshin (fronin) e Zotit tënd. (17)

Tefsiri

dhe melekët do të qëndrojnë në skajet e tij. -

Melekët e nderuar qëndrojnë në skajet dhe shtyllat e qiellit, me përunjësi për Zotin e tyre, të frikësuar nga madhështia e Tij.

Atë ditë, Fronin e Zotit tënd do ta bartin mbi vete tetë të tillë. -

Këta të tetë janë melekë të mëdhenj dhe jashtëzakonisht të fuqishëm, që do të mbajnë Arshin e Allahut të Madhëruar, kur Ai të vijë për të bërë llogarinë me drejtësi dhe me mëshirë. Ajo është Dita e Llogarisë dhe e Gjykimit të madh, për çdo gjë të madhe e të vogël, për çdo të fshehtë e të dukshme. I Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë