Sureja El-Hakka (E Vërteta — الحاقة) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




69 El-Hakka(الحاقة), Ajet 18

يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لَا تَخْفَىٰ مِنْكُمْ خَافِيَةٌ 18 ١٨

Atë ditë do të pyeteni (paraqiteni) ju, dhe asnjë fshehtësi e juaj nuk do të mbetët e pazbuluar: (18)

Tefsiri

Atë ditë, ju do të dilni zbuluar e nuk do të mbetet i fshehtë asnjë sekret i juaji. -

Për Allahun nuk ka të fshehta as në trupin e krijesave dhe as në sendet, veprat dhe sjelljet e tyre. Allahu është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ai do t’i ringjallë njerëzit të zhveshur, këmbëzbathur dhe të pa bërë synet. Ata do të qëndrojnë në një tokë të sheshtë. Atje do të dëgjojnë zërin që i grumbullon në Vendin e Llogarisë dhe do të ndiejnë, me plot kuptimin e fjalës, frikën e qëndrimit përpara Zotit të tyre. Atje do të shpërblehen me drejtësi e bamirësi për ato që kanë bërë. Më pas,Allahu i Lartësuar tregon llojet e llogarisë dhe të shpërblimit:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë