Sureja El-Hakka (E Vërteta — الحاقة) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




69 El-Hakka(الحاقة), Ajet 23

قُطُوفُهَا دَانِيَةٌ 23 ٢٣

frutet e të cilit janë të ulëta (afër duarve). (23)

Tefsiri

...në një Xhenet të lartë, ku pemët e veta do t’i ketë shumë pranë. -

Të larta janë ndërtesat dhe kështjellat e tyre, të larta janë edhe gradat e tyre, ku ata do të lumturohen përjetësisht. Degët e mbushura plot me fruta do të qëndrojnë gjithmonë pranë tyre dhe ata mund t’i shijojnë pa u lodhur dhe kur të dëshirojnë. Këto degë do qëndrojnë pranë tyre në çdo çast, kur ata të jenë në këmbë, ulur, shtrirë apo të mbështetur, dhe frutat e shijshme do t’u afrohen në dorë. Në shenjë nderimi, atyre u bëhet një ftesë, që ua shton edhe më shumë kënaqësinë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë