Sureja El-Hakka (E Vërteta — الحاقة) (Ajet 48)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




69 El-Hakka(الحاقة), Ajet 48

وَإِنَّهُ لَتَذْكِرَةٌ لِلْمُتَّقِينَ 48 ٤٨

Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është, këshillë për ata që dëshirojnë zbatimin e urdhërave dhe të ruhen prej të këqiave, (48)

Tefsiri
Ai (Kur'ani)

është këshillë për të devotshmit. -

Kur'ani është kujtim dhe mësim për të devotshmit. Nëpërmjet mësimit dhe kujtimit të tij, ata njohin dhe kuptojnë rrugën e arritjes së mirësive të dynjasë dhe të ahiretit. Aty kuptojnë besimin e tyre të pastër dhe prej tij stolisen me cilësitë dhe virtytet më të larta, që kënaqin dhe gëzojnë gjithkënd. Ai është burimi i ligjeve të jetës dhe i adhurimeve të tyre. Jeta e tyre ndërtohet mbi këtë libër. Me të jetojnë dhe vdesin. Nëpërmjet tij, ata bëhen dijetarë të mëdhenj dhe edukatorë të njerëzimit, adhurues të ditur dhe të urtë, udhëheqës që udhëzojnë në rrugën e drejtë, me lejen e Zotit të tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë