Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 100)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 100

أَوَلَمْ يَهْدِ لِلَّذِينَ يَرِثُونَ الْأَرْضَ مِنْ بَعْدِ أَهْلِهَا أَنْ لَوْ نَشَاءُ أَصَبْنَاهُمْ بِذُنُوبِهِمْ ۚ وَنَطْبَعُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ 100 ١٠٠

A nuk iu është e qartë atyre që e trashëguan tokën e banorëve të mëparshëm të saj, se, nëse Na dëshirojmë, - i dënojmë ata për mëkatet e tyre dhe u vëmë vulë në zemrat e tyre, e ata nuk e ndiejnë (nuk e pranojnë). (100)

Tefsiri
Allahu i Madhëruar u drejtohet pasrendësve të popujve që u shkatërruan, duke thënë:A nuk është e qartë për ata që trashëguan tokën e banorëve të saj të hershëm se, nëse dëshirojmë, Ne mund t'i dënojmë për gjynahet e tyre dhe t'ua vulosim zemrat, që ata të mos dëgjojnë? -

A nuk morën mësim njerëzit nga shkatërrimi i popujve të mëparshëm mosbesimtarë, të cilët Zoti i ndëshkoi pikërisht për shkak të mosbesimit dhe gjynaheve të tyre?! A nuk i tremben ngjashmërisë me popujt e shkatërruar në gjynahet e tyre?! Ata duhet të jenë të bindur se, Allahu i Lartësuar, nëse dëshiron, ka për t’i ndëshkuar ashpër për mosbesimin dhe gjynahet e tyre. Le ta kujtojnë gjithmonë se ky është rregulli i pakthyeshëm i të Madhërishmit, që nuk ka për të ndryshuar kurrë, si për të parët, ashtu edhe për të fundit. Mosbesimi dhe mosbindja kanë për t’u ndëshkuar ashpër. Madje, Allahu i Madhëruar thotë: "... dhe ua vulosim zemrat, që ata të mos dëgjojnë”. Ky është një kërcënim i frikshëm për ata që mendojnë. Allahu i Madhëruar u kujton njerëzve ndëshkimin e Tij dhe i udhëzon që të nënshtrohen sipas udhëzimit të Tij. Ai i qorton dhe kërcënon vazhdimisht, që ata t’i përmbahen porosive të Tij. Por ata, sa herë që këshillohen, nuk nxjerrin mësim, sa herë që qortohen nuk reflektojnë, sa herë që udhëzohen, e shpërfillin udhëzimin. Atëherë, mbi ta godet dënimi i të Drejtit dhe Krenarit, dënim që të urtët dhe të mençurit i druhen shumë. Ky dënim quhet: “vulosja e zemrave, që ata kurrë më të mos dëgjojnë dhe as të gjejnë udhëzimin në rrugën e drejtë”. Kështu, ata mund t’i dëgjojnë argumentet e Zotit me veshët e tyre, por kjo nuk u bën efekt. Ata dëgjojnë thjesht për të mos pasur më asnjë argument para Zotit të tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë