Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 102)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 102

وَمَا وَجَدْنَا لِأَكْثَرِهِمْ مِنْ عَهْدٍ ۖ وَإِنْ وَجَدْنَا أَكْثَرَهُمْ لَفَاسِقِينَ 102 ١٠٢

e Na, te shumica e tyre nuk kemi gjetur plotësim të çfarëdo zotimi; por, në të vërtetë, shumicën e tyre e kemi gjetur ngatërrestarë. (102)

Tefsiri

Shumicën e tyre nuk i gjetëm besnikë ndaj premtimit. -

Shumica e popujve ku u dërguan profetë nuk besuan dhe nuk iu përmbajtën porosive të Allahut.

Shumicën e tyre i gjetëm të pabindur. -

Ata ishin shkelës të kufijve të Allahut dhe të pabindur ndaj urdhëresave të Tij. Ata u bindeshin vetëm dëshirave të tyre, larg udhëzimit të drejtë të Allahut të Madhëruar. Allahu i Madhëruar i sprovoi njerëzit duke dërguar profetë, duke shpallur libra dhe duke i urdhëruar që t’u përmbahen porosive të Tij. Por është vetëm një pakicë që i kanë zbatuar këto porosi. Janë ata të cilët i ka përfshirë mëshira e Allahut për të qenë prej të lumturve dhe të shpëtuarve. Ndërsa shumica e tyre i kanë kthyer shpinën udhëzimit të Zotit me mendjemadhësi, prandaj kanë vuajtur fatkeqësi të ndryshme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë