Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ خَلَقْنَاكُمْ ثُمَّ صَوَّرْنَاكُمْ ثُمَّ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ لَمْ يَكُنْ مِنَ السَّاجِدِينَ
Na ju krijuam (baban tuaj Ademin), e pastaj ua dhamë formën; e ju thamë engjëjve: “Përuljuni Ademit!” e të gjithë iu përulën përveç Iblisit. A nuk ishte nga ata që përulet. (11)
Ne ju krijuam, ju dhamë formën tuaj, e pastaj u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!” -
Është Allahu i Madhëruar Ai që krijoi të parin e llojit tuaj, Ademin a.s, i cili është babai dhe paraardhësi i të gjithë juve. Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur ju dha formën dhe strukturën më të mirë. Përveç hijeshisë së jashtme, i Lartësuari i dha Ademit (a.s) edhe bukuri të brendshme, nëpërmjet diturisë që i fali. Allahu i Madhëruar na ka njoftuar se i mësoi Ademit emrat e çdo gjëje. Pas këtij nderimi dhe privilegji, Allahu i Urtë urdhëroi melekët e Tij që të binin në sexhde para Ademit, në shenjë nderimi dhe respekti, si edhe për të shfaqur dukshëm vlerën dhe rëndësinë e madhe të njeriut. Melekët e zbatuan menjëherë urdhrin e Zotit të tyre.Ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde. -
Të gjithë melekët e Zotit ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili nuk ishte melek, por i llojit të xhindeve. Me mendjemadhësi, ai refuzoi që të binte në sexhde. Për këtë arrogancë dhe paturpësi, i Lartësuari e qortoi dhe kërcënoi duke i thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë