Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ فِرْعَوْنُ آمَنْتُمْ بِهِ قَبْلَ أَنْ آذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّ هَٰذَا لَمَكْرٌ مَكَرْتُمُوهُ فِي الْمَدِينَةِ لِتُخْرِجُوا مِنْهَا أَهْلَهَا ۖ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ
Faraoni tha: “Ju e besuat para se t’ju lejoj unë, kjo, me të vërtetë, është mashtrim që e keni përgatitur në qytet, për t’i dëbuar banorët e tij. Do ta shihni ju! (123)
Faraoni tha: “Guxuat ta besoni Atë pa lejen time?! -
Faraoni i mallkuar ishte një tiran i pashpirt, një satrap që e kishte robëruar popullin jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Fjala e tij ishte ligj dhe e padiskutueshme. Askush nuk mund të kundërshtonte gjykimin e Faraonit. Populli ishte nënshtruar dhe tërësisht i paaftë për të mbrojtur të drejtat e veta. Për të treguar ndikimin e Faraonit mbi popull, Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Ai arriti ta frikësonte popullin e vet, të cilët e dëgjuan. Ata ishin vërtet një popull i shkatërruar." [Zuhruf 54]. Ndërsa në këtë sure thotë: “Guxuat ta besoni Atë pa lejën time?!" Pra, sikur u thoshte: Kjo është mungesë edukate nga ana juaj, madje një fyerje që i bëhet autoritetit tim. Ky guximi juaj është i ndëshkueshëm. Pastaj filloi t’i manipulonte mendjen popullit dhe t’i mashtronte ata, duke u thënë magjistarëve:Kjo është veç një dredhi, që ju e keni përgatitur, me qëllim që të largoni banorët prej qytetit. -
Kuptimi: Musai është mësuesi juaj, ai që ju ka mësuar magjinë. Ju keni rënë në ujdi që përpara sfidës që të fitonte Musai, dhe pastaj të deklaroheshit si palë e tij, që të gënjenit popullin. Kështu, ju planifikoni që të dëboni prej këtej zotërit e vërtetë të këtij vendi. Padyshim, ky inskenim nga ana e Faraonit qe një mashtrim i rafinuar, sepse ai e dinte shumë mirë të vërtetën. Po ashtu, të gjithë e dinin që Musai nuk ishte takuar asnjëherë me magjistarët më parë. Pastaj, ishte propozimi i vetë Faraonit për t’u realizuar ajo përballje, e jo i Musait. Gjithashtu, ajo që bëri Musai ishte një mrekulli e qartë dhe magjistarët bënë maksimumin për ta mposhtur atë, por nuk ia arritën dot. Madje, vetë dështimi i tyre dhe ajo që ata panë u bënë shkak që magjistarët të besonin dhe ta pasonin Musain. Megjithatë, Faraoni i kërcënoi ata:Por shpejt keni për ta parë
(ç'do t'ju gjejë). - Keni për ta parë ndëshkimin e ashpër, që ju pret.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë