Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِذَا جَاءَتْهُمُ الْحَسَنَةُ قَالُوا لَنَا هَٰذِهِ ۖ وَإِنْ تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ يَطَّيَّرُوا بِمُوسَىٰ وَمَنْ مَعَهُ ۗ أَلَا إِنَّمَا طَائِرُهُمْ عِنْدَ اللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
Kur t’u vijë ndonjë e mirë, ata thonë: “Këtë e kemi merituar, e kur t’i godasë ndonjë e keqe, për atë e fajsojnë Musain dhe ata që janë me të. Por jo! Fatkeqësia e tyre është prej Perëndisë (për veprat e tyre), e shumica e tyre nuk e dinë! (131)
Në fakt, fatkeqësitë u vinin nga Allahu
(për gjynahet e tyre)... - Çështja nuk ishte aspak ashtu siç mendonin ata. Shkaku i fatkeqësive nuk ishin Musai dhe pasuesit e tij, pasi ato ndodhnin vetëm me caktimin dhe gjykimin e drejtë të Allahut. Shkaku i fatkeqësive ishin pikërisht gjynahet e tyre dhe mohimi që i bënin të vërtetës, por shumica e tyre nuk e dinin, siç thotë Allahu në vijim:...por shumica e tyre nuk e dinin. –
Kështu, ata jo vetëm që nuk u penduan dhe nuk u kthyen nga rruga e kufrit, por përkundrazi, i thoshin Musait disa fjalë, që tregonin vendosmërinë e tyre se kurrë nuk kishin për t’u larguar nga rruga e poshtërimit dhe dënimit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë