Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 13

قَالَ فَاهْبِطْ مِنْهَا فَمَا يَكُونُ لَكَ أَنْ تَتَكَبَّرَ فِيهَا فَاخْرُجْ إِنَّكَ مِنَ الصَّاغِرِينَ 13 ١٣

(Perëndia) tha: “E atëherë, dil prej andaj (xhennetit)! Ti nuk ke të drejtë që të krenohesh në të; dil, me të vërtetë, ti je prej të urrejturve”. (13)

Tefsiri

Allahu Tha: “Zbrit prej andej

(Xhenetit)

! Nuk të takon të bësh kryelartësi në të.” -

Zbrit prej Xhenetit, sepse ai është vendi i të mirëve e i të pastërve, jo vendi i të poshtërve e i të pistëve.

"Shporru e qofsh i poshtëruar!”. -

Ky qe një shpërblim mëse i merituar për mendjemadhësinë dhe arrogancën e Shejtanit. Pasi e shfaqi haptazi armiqësinë kundër Zotit dhe urrejtjen ndaj Ademit (a.s.) dhe pasardhësve të tij, Iblisi i kërkoi Allahut afat veprimi deri në Ditën e Ringjalljes, duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë