Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 141)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 141

وَإِذْ أَنْجَيْنَاكُمْ مِنْ آلِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوءَ الْعَذَابِ ۖ يُقَتِّلُونَ أَبْنَاءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَاءَكُمْ ۚ وَفِي ذَٰلِكُمْ بَلَاءٌ مِنْ رَبِّكُمْ عَظِيمٌ 141 ١٤١

(Kujtohuni) kur Na ju shpëtuam nga populli i Faraonit, i cili ju torturoi pa masë: fëmijët meshkuj i mbytnin, kurse femrat tuaja u linin gjallë. Kjo ka qenë sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj. (141)

Tefsiri
Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju mundonin me ndëshkimin më të kobshëm! Ata jua vrisnin djemtë dhe jua linin gjallë vajzat.. -

Allahu i Lartësuar ju shpëtoi prej Faraonit dhe shpurës së tij, që ju torturonin, ju vrisnin fëmijët meshkuj dhe ju linin gjallë femrat.

Kjo ishte një sprovë e madhe nga

(e cila ju shpëtoi)

Zoti juaj. -

Shpëtimi nga këta njerëz të pamëshirshëm qe një shenjë e madhe prej Allahut, si mirësi mbi ju. Edhe vuajtjet tuaja ishin sprovë e madhe e përcaktuar nga Allahu i Lartësuar. Ju duhet të reflektoni për të gjitha këto që kanë ndodhur me ju. Kur Musai u kujtoi këto mirësi, ata u penduan për gabimin e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë