Sureja Et-Tekvir (Mbështjellja — التكوير) (Ajet 21)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




81 Et-Tekvir(التكوير), Ajet 21

مُطَاعٍ ثَمَّ أَمِينٍ 21 ٢١

të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh). (21)

Tefsiri
Ai (Xhibrili)

është i respektuar dhe besnik. -

Xhibrili është i respektuar mes melekëve dhe atij i dëgjohet urdhri. Ai ka nën komandë ushtri me melekë, madje edhe prej melekëve më të afruar të Zotit të Lartësuar. Ai është besnik, pra, zbatues i përpiktë i urdhrave të marra nga i Gjithëpushtetshmi. Ai nuk lë mangët dhe as nuk e tepron me zbatimin e urdhrave. Të gjitha këto tregojnë për rëndësinë dhe famën e lartë të Kur'anit. Për të sjellë këtë fjalë, Madhështori, Sunduesi i qiejve dhe i tokës dërgoi këtë melek gjigand. Pas të dërguarit-melek, Allahu i Lartësuar përmend edhe të dërguarin-njeri dhe gradën e tij të lartë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë