Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 14

قَالَ أَنْظِرْنِي إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ 14 ١٤

(Iblisi) tha: “Më jep afat deri në ditën kur ngjallen njerëzit!” (14)

Tefsiri
Ai (Iblisi)

tha: “Më jep afat deri ditën kur ata të ringjallen!” -

Ai e kërkoi këtë afat si mundësi për t’i devijuar dhe humbur pasardhësit e Ademit (a.s)sa më shumë. Por nga ana tjetër, me këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar donte që, me urtësinë e Tij, të sprovonte të gjithë robërit e Tij. Qëllimi është që kështu të dalin në pah të sinqertët dhe gënjeshtarët, të dallohen qartë ata që i binden Allahut, nga ata që i binden armikut të Tij. Atëherë, Allahu i Madhëruar ia pranoi kërkesën Iblisit, duke i thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë