Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ اتَّخَذُوا الْعِجْلَ سَيَنَالُهُمْ غَضَبٌ مِنْ رَبِّهِمْ وَذِلَّةٌ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُفْتَرِينَ
Me të vërtetë, ata që morën viçin për zot të tyre, do t’i arrijë dënimi i Zotit dhe poshtërimi edhe në këtë jetë. Kështu Na i ndëshkojmë ata që na përgënjeshtrojnë. (152)
Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin, ka për t’i përfshirë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në jetën e dynjasë. -
Ata që adhuruan viçin ka për t’i përfshirë zemërimi i Zotit dhe poshtërimi në jetën e dynjasë. Ata meritojnë këtë, sepse zemëruan Zotin etyre dhe nënçmuan urdhëresat e Tij.Kështu i shpërblejmë Ne trilluesit e së pavërtetës. -
Këtu flitet për të gjithë ata që shpifin për Allahun e Lartësuar dhe për fenë e Tij. Ata kërcënohen me zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe me poshtërim në këtë jetë. Edhe ata që adhuruan viçin i përfshiu zemërimi i Allahut të Lartësuar, sepse pas këtij gabimi, ata u urdhëruan që të vrisnin veten. Allahu i Lartësuar do të kënaqej me ta veçse pas këtij ndëshkimi. Kështu, ata vranë njëri-tjetrin. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar ua pranoi pendimin. Në vijim përmendet një gjykim gjithëpërfshirës, për ta dhe për të tjerët:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë