Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 160)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 160

وَقَطَّعْنَاهُمُ اثْنَتَيْ عَشْرَةَ أَسْبَاطًا أُمَمًا ۚ وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ إِذِ اسْتَسْقَاهُ قَوْمُهُ أَنِ اضْرِبْ بِعَصَاكَ الْحَجَرَ ۖ فَانْبَجَسَتْ مِنْهُ اثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًا ۖ قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍ مَشْرَبَهُمْ ۚ وَظَلَّلْنَا عَلَيْهِمُ الْغَمَامَ وَأَنْزَلْنَا عَلَيْهِمُ الْمَنَّ وَالسَّلْوَىٰ ۖ كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ ۚ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ 160 ١٦٠

Na e kemi ndarë (popullin e Musait) në dymbëdhjetë fise dhe ia kemi shpallur Musait – kur populli i tij kërkoi ujë: “Bjeri me shkopin tënd shkëmbit!” Dhe rodhën nga ai dymbëdhjetë burime. Çdo fis e dinte burimin e vet. Dhe, Ne, u kemi bërë hije me ré (për t’u freskuar) dhe u zbritëm – men – (një lloj ushqimi i ëmbël) dhe zogj (si fëllaza). “Hani ushqime të mira të cilat ju kemi dhënë!” Ata nuk na dëmtuan Neve, por i bënë dëm vetvetes. (160)

Tefsiri

Ne i ndamë ata në dymbëdhjetë Fise, secili më vete. -

Bijtë e Izraelit ishin të ndarë në dymbëdhjetë fise, që ishin të afërt me njëri-tjetrin. Secili prej fëmijëve të Jakubit përbënte një fis më vete.

Kur njerëzit

(e etshëm)

i kërkuan Musait ujë, Ne i shpallëm atij: “Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!” -

Populli i kërkoi Musait të luste Allahun e Madhëruar për ujë të bollshëm, që të pinin ata dhe kafshët e tyre. Me sa duket, ata ishin diku në një vend ku uji ishte i pamjaftueshëm, prandaj kërkuan ujë të bollshëm. Kështu, Allahu i Lartësuar, duke iu përgjigjur kërkesës së tyre, i shpalli Musait: “Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!”. Ka mundësi që të ketë qenë një shkëmb i veçantë, por ka mundësi edhe që të ketë qenë çdo lloj shkëmbi. Sidoqoftë, Musai e goditi atë me shkopin e tij dhe, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:

Dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. -

Nga shkëmbi shpërthyen dymbëdhjetë burime, që nxirrnin ujë me bollëk.

Secili Fis e dinte mirë burimin e vet. -

Për secilin nga këto fise u përcaktua një burim i vaçantë, të cilin ata e njihnin mirë dhe ishin të qetë në përdorimin e tij. Kjo ndarje u bë për të mos u shtrënguar në marrjen e ujit dhe për të mos krijuar shkak për grindje mes tyre. Sigurisht, kjo tregon për mirësinë e plotë që Allahu i Lartësuar u dhuroi atyre.

Ne bëmë që retë t’u bënin hije atyre,... -

Nëpërmjet reve, Allahu i Lartësuar u krijonte hije atyre, e cila i ruante nga nxehtesia e diellit.

... u zbritëm menna dhe thëllëza ... -

Menna ishte një lloj ushqimi i ëmbël, ndërsa seluaështë thëllëza, me mish shumë të shijshëm. Kështu, Allahu i Lartësuar u mundësoi gjithë këto mirësi hije dhe freski, ujë me bollëk, ushqim të shijshëm e mjaft cilësor. Të gjitha u vinin pa ndonjë mundim e lodhje nga ana e tyre.

dhe u thamë: “Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar!” -

Megjithatë, ata nuk treguan mirënjohje për këto begati të shumta. Sidoqoftë, më këtë mosmirënjohje, ata nuk i shkaktuan ndonjë dëm Allahut, por i bënë padrejtësi vetes së tyre, sikurse thuhet më pas:

Ata nuk na bënë Ne asnjë dëm, por dëmtuan vetveten.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë