Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَبَدَّلَ الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْهُمْ قَوْلًا غَيْرَ الَّذِي قِيلَ لَهُمْ فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِجْزًا مِنَ السَّمَاءِ بِمَا كَانُوا يَظْلِمُونَ
e atëherë, mëkatarët, ndërruan fjalët me tjera që nuk iu kanë thënë, dhe Na u dërguam atyre dëni nga qielli, sepse bënin zullum. (162)
Por të këqijtë nga mesi i tyre e ndryshuan fjalën që u ishte dhënë me një tjetër fjalë; prandaj... -
Ata nuk iu bindën Allahut të Lartësuar, por e thyen dhe e përçmuan urdhrin e Tij. Ata e zëvendësuan fjalën që iu kërkua me një fjalë tjetër. Në vend të "hitta", ata thanë: "hinta", që do të thotë ‘kokërr gruri’. Edhe atë fjalë, që ishte aq e thjeshtë për t’u thënë, ata e zëvendësuan me tjetër fjalë, nga ligësia që kishin në zemër. Atëherë, mendo pak se si do të reagonin ata ndaj urdhrit tjetër, që mbase ishte pak më i vështirë: të hynin të përulur në portat e qytetit! Sigurisht, që edhe këtë nuk do ta zbatonin. Ndaj, kur u afruan në portat e qytetit, ata u futën duke tërhequr zvarrë të prapmet e tyre. Ky qe një akt i shëmtuar kundërshtimi dhe padrejtësie, prandaj Allahu i Lartësuar thotë:...Ne zbritëm kundër tyre një dënim të madh nga qielli për padrejtësitë e tyre. -
Ngaqë kundërshtuan urdhrin e Tij, Allahu i Lartësuar lëshoi mbi ta ndëshkim prej qiellit, që mund të ketë qenë sëmundje ose diçka tjetër. Allahu i Lartësuar nuk u bëri asnjë padrejtësi atyre me këtë ndëshkim, por ata i bënë padrejtësi vetes. Ky qe rezultat i veprave që bënë me duart e tyre, pa i detyruar kush dhe pa patur asnjë arsye. I vetmi shkak ishte poshtërsia, që u kishte mbushur shpirtrat.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë