Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاسْأَلْهُمْ عَنِ الْقَرْيَةِ الَّتِي كَانَتْ حَاضِرَةَ الْبَحْرِ إِذْ يَعْدُونَ فِي السَّبْتِ إِذْ تَأْتِيهِمْ حِيتَانُهُمْ يَوْمَ سَبْتِهِمْ شُرَّعًا وَيَوْمَ لَا يَسْبِتُونَ ۙ لَا تَأْتِيهِمْ ۚ كَذَٰلِكَ نَبْلُوهُمْ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ
Pyeti ata për qytetin që gjendej në bregdet, kur ata e thyen dispozitën e së shtunës: atë ditë u vinin peshqit me shumicë, e ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin ata. Kështu, Ne, ata i vënim në provë, sepse vënin mëkate. (163)
Pyeti ata për fshatin që gjendej në bregdet... -
Pyeti ata, domethënë, bijtë e Izraelit, për popullin që jetonin në bregdet dhe që kishin marrë nga i Madhërishmi disa porosi tepër të rëndësishme. Pyeti ata për historinë e tyre, se si ata e shkelën rregullin e sabathit, për të mos punuar ditën e shtunë! Pyeti edhe për ndëshkimin e ashpër të të Plotpushtetshmit mbi ta!...dhe që shkelte rregullin e të shtunës
(sabathit)! - Allahu i Lartësuar i kishte urdhëruar që të respektonin sabathin, domethënë rregullin për të mos gjuajtur dhe peshkuar ditën e shtunë. Në këtë mënyrë, Ai donte të vinte në provë bindjen dhe respektin që ata kishin për Të dhe urdhrat e Tij, prandaj pikërisht ditën e shtunë peshqit vinin me shumicë pranë rrjetave të tyre, aq sa ata i shihnin me sy. I Madhëruari thotë:Të shtunën, peshqit u vinin sheshazi mbi ujë,... -
Peshqit vinin tufa-tufa përpara syve të tyre, në sipërfaqe të ujit dhe ishte shumë e lehtë për t’i kapur....ndërsa ditët e tjera, që nuk e kishin të ndaluar punën, nuk u vinin. -
Por kur kalonte dita e shtunë, nuk shihje më peshq aty. Allahu i Lartësuar thotë:Kështu Ne i sprovonim, sepse ata i kalonin kufijtë. -
Ishte shkak prirja e tyre për të shkelur kufijtë e Allahut të Lartësuar dhe për të mos iu bindur Atij, që u sprovuan në atë mënyrë. Nëse do të ishin më të bindur, Allahu i Lartësuar nuk do t’u jepte këtë sprovë aq të vështirë. Kështu, të vënë në provë, ata filluan të mendonin hile, se si të kapnin peshk ditën e shtunë. Përfundimisht, ata morën masa që të hidhnin rrjetat para të shtunës, t’i linin ato të hapura ditën e shtunë kur vinte peshku, dhe t’i mblidhnin pastaj ditën e dielë, meqë të shtunën nuk lejohej. Këtë gjë filluan ta bënin shumë prej tyre. Në fakt, ata u ndanë në tre grupe. Shumica e tyre e kaluan kufirin dhe morën guximin që ta shkelnin urdhrin e Zotit, madje e bënin këtë hapur. Një grup tjetër vendosi që t’i ndalojnë, këshillojnë dhe qortojnë grupin e parë. Ndërsa një grup i tretë u mjaftua me këshillimin që bënin të tjerët, prandaj nuk reaguan ndaj grupit të parë. Madje, grupi i tretë i drejtohet grupit të dytë dhe i thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë