Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَمَّا عَتَوْا عَنْ مَا نُهُوا عَنْهُ قُلْنَا لَهُمْ كُونُوا قِرَدَةً خَاسِئِينَ
Meqë ata e refuzuan me mendjemadhësi, atë që u ishte ndaluar, Na ju thamë: “Bëhuni majmunë të urryer”. (166)
Kur ata ngulmuan me arrogancë të hapur në atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë atyre: "Bëhuni majmunë të përbuzur e të mohuar!" -
Zemrat e tyre u ashpërsuan dhe u mbushën me arrogancë, në vend që të zbuteshin dhe të dëgjonin këshillat e dashamirësve për t’u kthyer në rrugën e Allahut të Lartësuar. Pas kësaj, ndëshkimi për ta ishte i pashmangshëm. Allahu i Lartësuar, me gjykimin e Tij të drejtë, vendosi t’i kthente në majmunë të shëmtuar e të përbuzur, duke i larguar nga mëshira e Tij. Pastaj Allahu thotë se, edhe për ata që do të mbeteshin gjallë do të shkruhej poshtërimi dhe nënçmimi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë