Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 171)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 171

وَإِذْ نَتَقْنَا الْجَبَلَ فَوْقَهُمْ كَأَنَّهُ ظُلَّةٌ وَظَنُّوا أَنَّهُ وَاقِعٌ بِهِمْ خُذُوا مَا آتَيْنَاكُمْ بِقُوَّةٍ وَاذْكُرُوا مَا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ 171 ١٧١

(Kujtoje) kur Na, ngritëm malin mbi ta, - që dukej si hije (ré), - e ata besonin se do të binte mbi ta. (Na u thamë atyre): “Merreni vendosmërisht atë që ua dhamë, dhe ta keni ndërmend atë që është në të (në tabelat e Teuratit), për t’u ruajtur nga të këqiat. (171)

Tefsiri

Kujto kur Ne e ngritëm malin mbi ta, sikur të kishte qenë një re, aq sa ata menduan se do të binte mbi ta!... -

Kur ata refuzuan porositë dhe ligjet e Teuratit, Allahu i Madhëruar ngriti mbi ta një mal, si një re gjigande në qiell. Mekëtë kërcënim mbi krye, Allahu Madhërishëm i urdhëroi ata që zbatonin të gjitha udhëzimet e Librit Tij.i të të

Ne u thamë: “Zbatojeni atë që kemi dhënë me kembëngulje... -

Merreni, zbatojeni dhe jetoni sipas normave që kemi caktuar Ne. Zbatojini ato me përkushtim dhe seriozitet!

...dhe kujtoni çfarë ka në të

(në Libër)

,... -

Bëjeni këtë duke e studiuar me kujdes Librin e Allahut dhe duke medituar rreth tij, me dëshirën për ta jetësuar atë!

...që të bëheni të devotshëm!” -

Nëse veproni dhe jetoni sinqerisht sipas normave e porosive të Zotit, pa dyshim që do ta arrini devotshmërinë. Nëse e trajtoni Shpalljen me seriozitet dhe përkushtim, do të jeni të shpëtuar nga ndëshkimi dhe zemërimi i Allahut të Lartësuar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë