Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 18

قَالَ اخْرُجْ مِنْهَا مَذْءُومًا مَدْحُورًا ۖ لَمَنْ تَبِعَكَ مِنْهُمْ لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنْكُمْ أَجْمَعِينَ 18 ١٨

(Perëndia) tha: “Dil prej andej (xhennetit) i qortuar dhe i poshtëruar. Pa dyshim, me ty dhe me të gjithë ata që shkojnë pas teje, do ta mbushi xhehennemin!” (18)

Tefsiri
Kur i Mallkuari tha ato fjalë, Allahu i Madhëruar i dha këtë përgjigje:

“Dil prej andej i përbuzur e i dëbuar!” -

Kuptimi: Shporru prej andej dhe dil i përçmuar dhe i përbuzur, domethënë, jo i nderuar dhe i respektuar. Dil prej andej edhe me një cilësi tjetër: “i dëbuar”, i larguar nga Allahu i Lartësuar, nga mëshira e Tij dhe nga çdo mirësi!

“Me kë do që të pason e vjen pas teje - Xhehenemin kam për të mbushur me ju të gjithë.” -

Ky është një betim nga i Madhëruari dhe tregues se Zjarri është vendi i gjynahqarëve e i të pabindurve. I Drejti dhe i Vërteti kërcënon se do ta mbushë Xhehenemin me të pabindurit xhindë e njerëz, në krye të të cilëve do të jetë Iblisi i mallkuar. Pastaj i Lartësuari e paralajmëron dhe këshillon Ademin (a.s) që të jetë i kujdesshëm ndaj sprovave.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë