Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 198)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 198

وَإِنْ تَدْعُوهُمْ إِلَى الْهُدَىٰ لَا يَسْمَعُوا ۖ وَتَرَاهُمْ يَنْظُرُونَ إِلَيْكَ وَهُمْ لَا يُبْصِرُونَ 198 ١٩٨

Dhe nëse i thirrni në rrugën e drejtë, ata nuk dëgjojnë; ti i sheh thuajse po të shikojnë, por, ata nuk shohin. (198)

Tefsiri

Nëse i ftoni në rrugën e drejtë, ata nuk dëgjojnë. Ata duken se të vështrojnë, por, në të vërtetë ata nuk shohin.” -

Këtu flitet për idhujtarët, që e konsideronin Profetin (a.s) si mashtrues. Kështu, dukej sikur ata shikonin tek i Dërguari i Allahut për të kuptuar në ishte i sinqertë apo jo, por në fakt ata nuk e kishin fare këtë synim. Ata as nuk donin t’ia dinin për sinqeritetin e Profetit a.s. Ata nuk donin të shihnin virtytet dhe cilësitë e tij të pakrahasueshme, sepse po të donin, do ta kishin shumë të lehtë t’i shikonin dhe pastaj do ta besonin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë