Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 206)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 206

إِنَّ الَّذِينَ عِنْدَ رَبِّكَ لَا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيُسَبِّحُونَهُ وَلَهُ يَسْجُدُونَ ۩ 206 ٢٠٦

me të vërtetë, ata që janë afër Zotit tënd, nuk ngurojnë ta adhurojnë Ate; vetëm Ate e lavdërojnë dhe vetëm para Tij bien në sexhde (me fytyrë për tokë). (206)

Tefsiri

S’ka dyshim se ata që janë pranë Zotit tënd nuk tregojnë mendjemadhësi për adhurimin e Tij. -

Ata që janë afër Zotit janë pikërisht melekët që mbajnë Fronin e Tij. Janë ata që qëndrojnë të rreshtuar rreth Fronit të Tij. Ata nuk tregohen mendjemëdhenj për adhurimin që bëjnë, por janë të përulur dhe kryejnë me kënaqësi gjithçka që urdhëron Zoti i tyre.

Ata e madhërojnë Atë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde. -

Ata i përgjigjen Allahut natën dhe ditën. Ata kurrë nuk reshtin së shërbyeri Allahut të Lartësuar me kënaqësi dhe përkushtim. Vetëm Atij i bien në sexhde, duke e adhuruar e madhëruar. Atëherë, besimtarët të marrin gjithmonë si shembull këta melekë të nderuar, këta robër të zgjedhur të Allahut të Lartësuar, të cilët zbatojnë me përpikmëri e dashuri urdhrat e Tij. Le ta kenë këtë model, në mënyrë që të jenë të vazhdueshëm dhe të përkushtuar në adhurimin ndaj Mbretëruesit të Gjithëditur, ndaj Allahut të Lartësuar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë