Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَوَسْوَسَ لَهُمَا الشَّيْطَانُ لِيُبْدِيَ لَهُمَا مَا وُورِيَ عَنْهُمَا مِنْ سَوْآتِهِمَا وَقَالَ مَا نَهَاكُمَا رَبُّكُمَا عَنْ هَٰذِهِ الشَّجَرَةِ إِلَّا أَنْ تَكُونَا مَلَكَيْنِ أَوْ تَكُونَا مِنَ الْخَالِدِينَ
E, djalli iu përshpëriti, për t’ju zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe (djalli) tha: “Zoti juaj ju ka ndaluar (afrimin e këtij druri) vetëm për atë që të mos bëheni engjëj ose mos të mbeteni përherë (në xhennet)”. (20)
Shejtani i joshi ata të dy, për t’u zbuluar pjesët e turpshme të atyre, të cilat i kishin të mbuluara
(më parë)... - Me kurthet, intrigat dhe joshjet e tij ai arriti t’i mashtronte dhe t’i bënte që të lëshonin veten për të përmbushur dëshirat. Duke i joshur, u tha:“Zoti juaj jua ndaloi atë pemë veçse që të mos bëheni melekë ose
(njerëz)të përjetshëm.” -
Allahu jua ndaloi këtë pemë që ju të mos arrini të bëheni melekë dhe të mos arrini të bëheni të përjetshëm. Sikurse thuhet dhe shtjellohet joshja e tij në një ajet tjetër: “Por atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e përjetësisë dhe të sundimit të pazhdukshëm?” [Ta ha 120]. Përveç këtyre premtimeve, për t’ua përforcuar dëshirën dhe për ta bërë më të besueshme joshjen e tij, Shejtani u tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë