Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَدَلَّاهُمَا بِغُرُورٍ ۚ فَلَمَّا ذَاقَا الشَّجَرَةَ بَدَتْ لَهُمَا سَوْآتُهُمَا وَطَفِقَا يَخْصِفَانِ عَلَيْهِمَا مِنْ وَرَقِ الْجَنَّةِ ۖ وَنَادَاهُمَا رَبُّهُمَا أَلَمْ أَنْهَكُمَا عَنْ تِلْكُمَا الشَّجَرَةِ وَأَقُلْ لَكُمَا إِنَّ الشَّيْطَانَ لَكُمَا عَدُوٌّ مُبِينٌ
Dhe i mashtroi me dinakërinë e tij. Pasi që e shijuan (frutin) e drurit, iu zbuluan vendet e turpshme atyre dhe nisën të mbulohen me gjethet e xhennetit. E, ata i thirri Zoti i tyre: “A nuk ju kam ndaluar atë? (frutin e drurit); dhe, a nuk ju kam thënë: “Se, me të vërtetë, djalli është armiku juaj i hapët?” (22)
Kështu, me anë të mashtrimit, ai i mposhti ata. -
Ai i mposhti, duke i zbritur nga grada e lartë, larg gjynaheve dhe mosbindjes ndaj Allahut, në gradën e ulët të përlyerjes me gjynahe. Kështu, ata hëngrën nga pema.Kur e shijuan pemën, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe filluan t’i mbulonin me gjethet e Xhenetit. -
Secilit prej tyre iu shfaq aureti, që më parë ishte i mbuluar. Kështu, cenimi i devotshmërisë së brendshme la gjurmë edhe në pamjen e jashtme, me heqjen e mbulesës së auretit. Në këtë gjendje, ata, të turpëruar, nisën të mbuloheshin menjëherë me gjethet e pemëve të Xhenetit. Atëherë, Allahu i Madhëruar i qorton e u thotë:Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua pata bërë të ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se Shejtani është armiku juaj i hapur?” -
Pse bëtë atë që jua kisha ndaluar dhe pse iu bindët armikut tuaj?Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë