Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 31)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 31

يَا بَنِي آدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِنْدَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا وَلَا تُسْرِفُوا ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ 31 ٣١

O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kurdo që të luteni! Dhe hani e pini, por mos e teproni; se Ai (Perëndia) nuk i do ata që e teprojnë. (31)

Tefsiri

O bijtë e Ademit! Vishuni bukur për çdo namaz,... -

Mbuloni auretin në të gjitha namazet farze dhe nafile. Mbulimi i auretit e zbukuron njeriun, ashtu sikundër zbulimi i tij e shëmton atë. Ka mundësi që ajeti të flasë për më tepër sesa mbulimin e auretit, duke na nxitur që të përzgjedhim rrobat më të bukura dhe më të pastra për të falur namazin. Ajeti është njëkohësisht urdhër për mbulimin e auretit gjatë namazit, si dhe një porosi për t’u veshur bukur për faljen e namazit. Ai urdhëron për pastërti dhe për t’u larguar nga çdo gjë e ulët dhe episët. Pastaj i Lartësuari thotë:

...hani e pini dhe mos e teproni,... -

Hani dhe pini nga mirësitë me të cilat Allahu i Lartësuar ju ka furnizuar! Por mos e teproni në këtë drejtim! Teprimi mund të bëhet në disa aspekte: ose në masë, pra, duke ngrënë e pirë tej masës së nevojshme, gjë e cila e dëmton trupin; ose në drejtim të cilësisë, në lidhje me përzgjedhjen e ushqimeve, pijes apo veshjeve; ose në drejtim të kalimit nga hallalli në haram, pra, duke i kaluar kufijtë e hallallit e duke përdorur ushqime, pije dhe veshje haram.

...sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë. -

Allahu i Lartësuar e urren të tepruarit. Teprimi e dëmton trupin e njeriut dhe jetesën e tij. Ndonjëherë, të tepruarit në shpenzime mund të pengojë plotësimin e detyrimeve dhe respektimin e të drejtave. Ky ajet na urdhëron për t’u ushqyer me masë. Urdhërimi për të ngrënë me masë të mjaftueshme duhet kuptuar njëkohësisht edhe si ndalim nga të ngrënit e tepërt, deri në atë masë sa të na dëmtojë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë