Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 36

وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَاسْتَكْبَرُوا عَنْهَا أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ 36 ٣٦

Kurse ata që i mohojnë argumentet e Mia, dhe sillen me mendjemadhësi ndaj tyre, ata do të jenë banorë të zjarrit, në të do të qëndrojnë përgjithmonë. (36)

Tefsiri
Ndërsa ata që i konsiderojnë si gënjeshtra faktet Tona dhe me kryelartësi largohen prej tyre, ata janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht. -

Nuk besojnë me zemër, por i konsiderojnë si gënjeshtra shpalljet e Allahut. As fizikisht nuk nënshtrohen për të zbatuar porositë e Allahut të Lartësuar, por shprehin arrogancë dhe vrapojnë pas çdo dëshire dhe kënaqësie të kësaj jete. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: “Ata janë banorë të Zjarrit, ku do qëndrojnë përjetësisht”. Ashtu sikurse ata nuk i respektojnë shpalljet e Allahut, duke i mohuar me kokëfortësi, po ashtu do të marrin ndëshkimin e përjetshëm, nga i cili nuk do të shpëtojnë kurrë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë