Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ ۚ أُولَٰئِكَ يَنَالُهُمْ نَصِيبُهُمْ مِنَ الْكِتَابِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَاءَتْهُمْ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوْنَهُمْ قَالُوا أَيْنَ مَا كُنْتُمْ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۖ قَالُوا ضَلُّوا عَنَّا وَشَهِدُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُوا كَافِرِينَ
Kush është më zullumqarë se ai që trillon gënjeshtra kundër Perëndisë ose që mohon argumente të Tij? Atyre do t’u jepet e tërë ajo që është shënuar (në Levhi Mahfudh). E, kur t’u vijnë të dërguarit Tonë (engjëjt), për t’ua marrë shpirtin, do t’u thonë (engjëjt): “Ku janë ata, të cilët ju i adhuroni, përveç Perëndisë”. Ata thonë: “Humbën prej nesh”. Kështu ata dëshmojnë kundër vetes, që kanë qenë mohues. (37)
E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut, ose që i mohon shpalljet e Tij? Atyre do t'u jepet
(prej dynjasë)pjesa që u është përcaktuar
(nga Zoti). - Nuk ka zullumqarë më të mëdhenj sesa ata qëkanë këto dy cilësi:Kur të dërguarit
(melekët)Tanë të shkojnë për t’u marrë shpirtin, do t’u thonë:... -
Këtu bëhet fjalë për melekët që janë ngarkuar për marrjen e shpirtit, pas plotësimit të exhelit. Kështu, kur melekët afrohen për t’u marrë shpirtin, do t’u drejtohen me fjalë të ashpra, duke u thënë:“Ku janë ata që u luteshit përveç Zotit?” -
Ku janë tani putat dhe idhujt tuaj, që ju i adhuronit dhe u luteshit me përgjërim? Ky është çast tepër i vështirë për ju. Nëse besoni se ata mund t’ju ndihmojnë, tani është koha më e përshtatshme për t’iu lutur. Lutuni, se mbase ju përgjigjen! Por duke vuajtur peshën e këtyre fjalëve torturuese, ata të mjerë do të thonë:Ata do të thonë: “Kanë humbur prej nesh”. -
Ikën, u tretën, u zhdukën. Jo vetëm që nuk na shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut, por as nuk na e lehtësojnë ndopak atë. Kështu, ata dëshmojnë kundër vetes së tyre, sikurse thotë Allahu i Lartësuar më pas:Kështu, ata do të dëshmojnë kundër vetes se e kanë mohuar Allahun. -
Ata do të dëshmojnë kundër vetes së tyre se kanë qenë mohues të së vërtetës dhe mosbesimtarë ndaj Zotit. Kjo i bëri ta meritojnë ndëshkimin poshtërues dhe të përjetshëm.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë