Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 38)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 38

قَالَ ادْخُلُوا فِي أُمَمٍ قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِكُمْ مِنَ الْجِنِّ وَالْإِنْسِ فِي النَّارِ ۖ كُلَّمَا دَخَلَتْ أُمَّةٌ لَعَنَتْ أُخْتَهَا ۖ حَتَّىٰ إِذَا ادَّارَكُوا فِيهَا جَمِيعًا قَالَتْ أُخْرَاهُمْ لِأُولَاهُمْ رَبَّنَا هَٰؤُلَاءِ أَضَلُّونَا فَآتِهِمْ عَذَابًا ضِعْفًا مِنَ النَّارِ ۖ قَالَ لِكُلٍّ ضِعْفٌ وَلَٰكِنْ لَا تَعْلَمُونَ 38 ٣٨

(Perëndia) u thotë: “Hyni në zjarr me popujt – xhindët dhe njerëzit – të cilët kanë qenë para jush. Dhe kurdo që një popull hyn në zjarr, e mallkon shokun tjetër. E, kur të tubohen të gjthë në të, atëherë ai i fundit u thotë atyre të parëve: “O Zoti ynë, këta na kanë sjellë në humbje, epju dënimin e dyfishtë të zjarrit!” (Perëndia) u thotë: “Për çdonjërin (nga ju) ka dënim të dyfishtë, por ju nuk e dini”. (38)

Tefsiri
Melekët do t’u thonë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush - xhinde dhe njerëz!” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. -

Hyni edhe ju mes shumë e shumë popujve që shkuan para jush, të cilët u zhytën në kufër dhe mendjemadhësi! Të gjithë ju e meritoni poshtërimin dhe ndëshkimin. Sa herë që hidhet në zjarr një popull jobesimtar, të gjithë fillojnë e mallkojnë njëri-tjetrin, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: "... Por, në Ditën e Kijametit ju do ta mohoni dhe do ta mallkoni njëri- tjetrin. Fundi juaj do të jetë zjarri dhe për ju nuk do të ketë asnjë ndihmëtar.”. [Ankebut 25]. Në vijim, Allahu i Lartësuarthotë:

Dhe, kur të gjithë të tubohen në të,.... -

Pasi të grumbullohen të gjithë banorët e Zjarrit, nga i pari deri tek i fundit, si udhëheqësit, ashtu edhe të udhëhequrit, mes tyre fillon një polemikë:

...grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje,..” -

Të mëvonshmit që hyjnë në Zjarr dhe ata që kanë qenë pasues të prijësave të tyre mundohen të justifikohen tek Allahu duke thënë se ishin prijësit ata që i devijuan nga rruga e drejtë.

“...prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” -

Ndëshkoji më shumë ata, o Zot, sepse ishin ata që na devijuan ne, ishin ata që na i zbukuruan punët e këqija dhe mosbindjen ndaj Teje. Ndërkohë paria, prijësit dhe brezat paraardhës u drejtohen pasuesve të tyre dhe u thonë:

Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.” -

Secili prej jush do të marrë pjesën e merituar të ndëshkimit. Megjithatë, dihet se ndëshkimi i udhëheqësve të humbjes është shumë më i ashpër dhe poshtërues se ndëshkimi i pasuesve, ashtu sikurse shpërblimi për prijësit e rrugës së drejtë është shumë më i madh se shpërblimi i pasuesve. Allahu i Lartësuar thotë: “Atyre, që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut, do t'u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime. “ [Nahl 88]. Këto ajete dhe të tjera të ngjashme tregojnë se të gjithë ata që kanë mohuar shpalljet e Allahut do të ndëshkohen përjetësisht, edhe pse do të kenë nivele të ndryshme ndëshkimi, në varësi të veprave që kanë kryer, në varësi të rebelimit dhe kokëfortësisë së tyre, në varësi të padrejtësive dhe shpifjeve kundër të vërtetës. Përveç kësaj, lidhja e dashurisë dhe afrimiteti që ata kanë në këtë botë mes njëri-tjetrit, Ditën e Kijametit do të shndërrohet në mallkim dhe armiqësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë