Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 46

وَبَيْنَهُمَا حِجَابٌ ۚ وَعَلَى الْأَعْرَافِ رِجَالٌ يَعْرِفُونَ كُلًّا بِسِيمَاهُمْ ۚ وَنَادَوْا أَصْحَابَ الْجَنَّةِ أَنْ سَلَامٌ عَلَيْكُمْ ۚ لَمْ يَدْخُلُوهَا وَهُمْ يَطْمَعُونَ 46 ٤٦

Në mes tyre është perdja (muri), e, në majë të tij, janë njerëzit, të cilët të gjithë i njohin sipas fizionomisë. Dhe ata i thërrasin banorët e xhennetit: “Kënaqësia qoftë mbi ju!” Ata (njerëzit nga muri, ende) s’kanë hyrë në xhennet, por atë e dëshirojnë. (46)

Tefsiri

Mes tyre

(dy grupeve)

do të jetë një mur ndarës, mbi të cilin do të qëndrojnë burra që e njohin secilin grup sipas shenjave të tyre. -

Mes banorëve të Xhenetit dhe banorëve të Zjarrit ndodhet një mur ndarës, që quhet El ea'râf, i cili nuk është as pjesë e Xhenetit dhe as pjesë e Zjarrit. Që prej atje mund të shihen të dyja vendet. Mbi këtë mur qëndrojnë disa njerëz, të cilët arrijnë t’i dallojnë banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit nëpërmjet shenjave dhe veçorive të tyre, që i dallojnë nga njëri tjetri. Kurshikojnë banorët e Xhenetit, u thonë:

Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Selami qoftë mbi ju!”. Ata nuk do të kenë hyrë në të, por do të shpresojnë. -

Ata i përshëndesin dhe i urojnë atyre paqe, ndërkohë që vetë ende nuk kanë hyrë në Xhenet, por shpresojnë që të hyjnë aty. Sigurisht, kjo shpresë që Allahu u ka vendosur në zemër tregon se Ai dëshiron t’i nderojë e mëshirojë dhe t’i bëjë banorë të Xhenetit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë