Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أُبَلِّغُكُمْ رِسَالَاتِ رَبِّي وَأَنْصَحُ لَكُمْ وَأَعْلَمُ مِنَ اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ
ju sjell urdhërat e Zotit tim dhe ju dëshiroj çdo të mirë, unë di nga Perëndia atë që nuk e dini ju. (62)
“Unë po ju kumtoj juve Shpalljen e Zotit tim, po ju këshilloj dhe di nga Zoti im diçka që ju nuk e dini.” -
Detyra ime është komunikimi i qartë i Shpalljes së Zotit tim, komunikimi i njëshmërisë së Zotit në çdo aspekt, si dhe shtjellimi qartësisht i urdhëresave dhe ndalesave të Tij. Këtë mision e kam për detyrë ta bëj sa më mirë, me dhembshuri e dashamirësi për ju. Zoti i Madhëruar më ka dhuruar një dituri që ju nuk e keni, prandaj është detyrë për ju që të më bindeni dhe të më pasoni, nëse vërtet logjikoni drejt.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë