Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 64)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 64

فَكَذَّبُوهُ فَأَنْجَيْنَاهُ وَالَّذِينَ مَعَهُ فِي الْفُلْكِ وَأَغْرَقْنَا الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا عَمِينَ 64 ٦٤

E ata e konsideruan atë gënjeshtar, andaj e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkë. Ndërsa, i fundosëm ata të cilët i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona. Ata kanë qenë popull i verbër (injorant). (64)

Tefsiri

Ata e kundërshtuan Nuhun, por Ne i shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anije. -

Ishte Allahu i Madhëruar që e urdhëroi Nuhun (a.s) për ta ndërtuar këtë anije dhe për të mbartur në të nga një çift prej çdo kafshe, si dhe familjen e tij dhe gjithë besimtarët. Ashtu veproi Nuhu (a.s) dhe Allahu i Madhëruar i shpëtoi të gjithë ata që hipën në anije. Ndërsa për të tjerët, i Madhëruari thotë:

Ndërsa ata që i mohuan Shenjat Tona i fundosëm. Ata qenë vërtet, një popull i verbër. -

Ata u treguan të verbër ndaj udhëzimit të Allahut të Lartësuar. I Madhëruari u mundësoi të shihnin dhe dëshmonin shumë shenja e mrekulli nëpërmjet robit dhe të dërguarit të tij, Nuhut a.s, shenja që mund të bënin të besojë çdo njeri të mençur dhe të logjikshëm, por ata u tallën dhe i morën ato si lojë, prandaj merituan atë ndëshkim të madh.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë