Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَنَسْأَلَنَّ الَّذِينَ أُرْسِلَ إِلَيْهِمْ وَلَنَسْأَلَنَّ الْمُرْسَلِينَ
Na, me të vërtetë, do të kërkojmë llogari prej popujve që u kemi dërguar pejgamberë; e gjithsesi, do t’i pyesim edhe pejgamberët. (6)
Ne patjetër që do t’i marrim në pyetje ata tek të cilët u dërguan Profetët,... -
Popujt tek të cilët u dërguan profetët do të pyeten se si iu përgjigjën profetëve tyre dhe ftesës së Zotit, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Atë Ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe nuk do të mund as të pyesin njëri-tjetrin. E, për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.” [Kasas 65 - 67]...e patjetër që do t’i marrim në pyetje edhe Profetët. -
Edhe profetët do të merren në pyetje për mënyrën se si e përcollën Shpalljen e Allahut ndër popujt e tyre. Ata do të pyeten dhe do të dëshmojnë edhe për mënyrën se si popujt iu përgjigjën ftesës së tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë