Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 75)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 75

قَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا مِنْ قَوْمِهِ لِلَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا لِمَنْ آمَنَ مِنْهُمْ أَتَعْلَمُونَ أَنَّ صَالِحًا مُرْسَلٌ مِنْ رَبِّهِ ۚ قَالُوا إِنَّا بِمَا أُرْسِلَ بِهِ مُؤْمِنُونَ 75 ٧٥

E, paria e popullit të tij, ata që madhëroheshin, u thanë besimtarëve, të cilët i konsideronin për të dobët: “A dini ju që Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata thanë: “Na, me të vërtetë, besojmë në të gjitha ato, që i janë shpallë atij”. (75)

Tefsiri
Krerët arrogantë të popullit u thanë atyre që i konsideronin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini vërtet se Salihu është i dërguar i Zotit të tij?” -

Paria e popullit të Themudëve, të cilët u treguan kryeneçë ndaj të vërtetës, u thanë disa fjalë njerëzve të dobët e pa mbështetje. Por duke qenë se jo të gjithë të dobëtit dhe të varfrit pa mbështetje ishin besimtarë, i Lartësuari e përcakton se ata iu drejtuan atyre të dobtëve dhe të varfërve që e kishin besuar Profetin dhe Shpalljen e Tij. Kështu, ata iu drejtuan këtij grupi besimtarësh duke i pyetur: “A e dini me siguri se Salihu është i dërguar nga Zoti? A jeni të bindur se Salihu është i sinqertë, apo është mashtrues?” Përgjigjja e besimtarëve ishte:

Ata thanë: “Po, ne besojmë në mesazhin e tij.” -

Ne e besojmë me siguri të plotë mesazhin që ai sjell nga Allahu i Madhëruar. Ai na fton në adhurimin e Allahut si Një Zot i Vetëm dhe i Pashoq, përmes zbatimit të urdhëresave të Tij dhe largimit nga ndalesat e Tij. Çdo kumt që ai e sjell prej Zotit ne e besojmë dhe jemi të bindur për vërtetësinë e tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë