Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 80)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 80

وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ مَا سَبَقَكُمْ بِهَا مِنْ أَحَدٍ مِنَ الْعَالَمِينَ 80 ٨٠

Dhe kujtohuni, kur e dërguam Lutin, i cili i tha popullit të vet: “Pse po bëni aso mbrapshti, çfarë askush nuk ka bërë në botë?” (80)

Tefsiri

Kujto kur Luti i tha popullit të vet: “Ç’është kjo punë e fëlliqur që po bëni, që asnjë popull në botë nuk e ka bërë para jush?” -

Kujto historinë e profetit Lut (a.s.), i cili u dërgua në popullin e tij, për t’i ftuar të adhuronin Allahun si një Zot të vetëm dhe të pashoq dhe t’i ndalonte nga ajo poshtërsi e pashembullt dhe e padëgjuar më parë. Ai iu drejtua popullit të tij duke u thënë: “Ç’është kjo vepër e shëmtuar që po bëni, që asnjë popull në botë nuk e ka bërë para jush?” Aq e fëlliqur ishte, saqë çdo poshtërsi tjetër dukej e vogël para saj. Askush më parë nuk e kishte kryer një vepër të tillë. Ishin ata të parët që u shfrenuan në të tilla përmasa dhe e lanë pas si gjynah ndër të mëvonshmit. Pastaj Profeti i Zotit shpjegoi më hollësisht poshtërsinë e tyre,duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë