Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 93)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 93

فَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَا قَوْمِ لَقَدْ أَبْلَغْتُكُمْ رِسَالَاتِ رَبِّي وَنَصَحْتُ لَكُمْ ۖ فَكَيْفَ آسَىٰ عَلَىٰ قَوْمٍ كَافِرِينَ 93 ٩٣

E, Shuajbi u largua prej tyre dhe tha: “O populli im, unë u kam sjellë urdhërat e Zotit tim dhe ju kam këshilluar. E pse të hidhërohem unë për popullin mohues?!” (93)

Tefsiri
Ai (Shuajbi)

u ktheu shpinën e tha: “O populli im! Unë jua kumtova qartë Shpalljen e Zotit tim e ju këshillova...” -

Unë jua qartësova plotësisht Shpalljen e Zotit, por ju nuk i pranuat fjalët dhe udhëzimet e mia. Përkundrazi, ju i shkelët ato dhe kaluat kufijtë e Allahut.

...Prandaj pse të më vijë keq për një popull mohues?” -

Pse të merakosem për një popull që nuk kishte asnjë të mirë dhe të cilët nuk e pranuan dhuratën që iu dha. Ata ishin të lidhur ngushtë me ligësinë, prandaj nuk kishte pse të vinte keq për ta. Përkundrazi, duhet të gëzoheshe me dënimin që morën. O Zot i madh, Ty të lutemi dhe të kërkojmë mbrojtje, që të na ruash nga një ndëshkim i tillë! E ku ka ndëshkim më të madh për njerëzit, sesa të arrijnë në atë gjendje që, prej tyre të distancohej krijesa më e mirë dhe më e dashur, profeti i Zotit?!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë