Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا أَرْسَلْنَا فِي قَرْيَةٍ مِنْ نَبِيٍّ إِلَّا أَخَذْنَا أَهْلَهَا بِالْبَأْسَاءِ وَالضَّرَّاءِ لَعَلَّهُمْ يَضَّرَّعُونَ
Na nuk kemi dërguar asnjë pejgamber – në ndonjë vendbanim, e që të mos i kemi dënuar banorët e tij, me skamje dhe sëmundje (për shkak të padëgjueshmërisë), për t’u përulur. (94)
Sa herë që kemi dërguar pejgamber në ndonjë popull, Ne i kemi sprovuar ata me vuajtje e fatkeqësi, me qëllim që të përuleshin. -
Allahu i Lartësuar i ka dërguar të gjithë profetët me mesazh të qartë: të adhurojnë Atë si Zot të vetëm. Kështu, ata i ftonin popujt e tyre në teuhid dhe i ndalonin nga e keqja ku kishin rënë. Kur nuk bindeshin, i Madhëruari i godiste me fatkeqësi dhe sprova, si me varfëri, sëmundje e telashe të tjera, me një qëllim të caktuar: që ata të përuleshin Allahut të Lartësuar për të pasuar të vërtetën. Por nëse kjo mënyrë nuk funksiononte dhe ata vazhdonin me arrogancën e tyre, atëherë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë