Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ثُمَّ بَدَّلْنَا مَكَانَ السَّيِّئَةِ الْحَسَنَةَ حَتَّىٰ عَفَوْا وَقَالُوا قَدْ مَسَّ آبَاءَنَا الضَّرَّاءُ وَالسَّرَّاءُ فَأَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ
Pastaj, ua shndërruam fatkeqësinë me lumturi, e kur u shtuan dhe u madhështuan, ata thanë: “Edhe prindërit tonë i patën goditur hidhërimet e gëzimet”. E atëherë i dënuam ata papritmas, e ata nuk e hetuan (ardhjen e dënimit). (95)
Pastaj ua kemi zëvendësuar vuajtjen me mirësi ... -
U ktheheshin sërish mirësitë e begatitë e shumta dhe u largoheshin fatkeqësitë. Kështu, duke u kënaqur me mirësitë e Allahut, ata harronin kohën e fatkeqësive.... derisa shumoheshin e begatoheshin e thoshin: “Edhe etërit tanë kanë vuajtur e kanë qenë në skamje
(kështu e ka jeta)”.Atëherë i dënonim në befasi, pa u kuptuar fare nga ata.” -
Ata pandehnin se kishin nën kontroll absolut gjithçka që u kishte dhuruar Allahu dhe as që e prisnin shkatërrimin, që i kapi në befasi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë