Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 96)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 96

وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَىٰ آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَرَكَاتٍ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ وَلَٰكِنْ كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ 96 ٩٦

Sikur banorët e vendbanimeve të besonin dhe të ruheshin prej mëkateve, Na do t’i vërshonim me dhunti nga qielli dhe toka, por ata gënjyen, prandaj, i dënuam për atë që vepruan. (96)

Tefsiri
Në ajetet e mëparshme, Allahu i Lartësuar na tregoi se i sprovon mohuesit me dy mënyra: me fatkeqësi, me qëllim që të reflektojnë e të pendohen, dhe duke u hapur portat e kënaqësive të kësaj bote, për t’i hutuar dhe për t’i ndëshkuar më pas në befasi. Pas këtij mesazhi të qartë, Allahu i Madhëruar na jep një mësim të çmuar për lumturinë në dynja dhe në ahiret:

Sikur popujt e vendeve të kishin besuar

(në Allahun)

dhe të ishin të devotshëm, Ne do t’ua kishim hapur të gjitha llojet e begative nga qielli e nga toka... -

Nëse do të besonin sinqerisht me zemër dhe nëse këtë e vërtetonin me vepra, atëherë Allahu i Madhëruar dhe Bujar do t’ua hapte portat e begative të qiejve dhe të tokës. Nga qielli do të binte ujë i bollshëm dhe i begatshëm, ndërsa toka do të mbushej me bimë e fruta, si ushqim i pasur për njerëzit dhe kafshët e tyre. Kështu, ata do të jetonin mes bollëkut, pa provuar lodhje, mundim, frikë e ankth. Por ata nuk i plotësuan këto dy kushte të lumturisë: ata as nuk besuan dhe as nuk u bindën ndaj porosive të Zotit. E cili qe rezultati? I Lartësuari thotë:

...por ata mohuan

(të vërtetën)

. Prandaj Ne i dënuam me shkatërrim, siç e merituan.-

Për shkak të mosbesimit dhe gjynaheve të tyre, ata pësuan fatkeqësi dhe u privuan nga mirësitë e të Madhërishmit. Në fakt, kjo qe vetëm një pjesë e vogël e asaj që ata meritonin. Nëse Allahu do t’i ndëshkonte për të gjitha gjynahet e tyre, nuk do të linte në tokë asnjë gjallesë. Fatkeqësitë vijnë për shkak të gjynaheve të njerëzve, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “E keqja është shfaqur në tokë e në det për shkak të asaj që bënë duart e njerëzve, që ata të shijojnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë dhe me shpresë që të kthejnë rrugë (nga e këqja).” [Rum 41].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë