Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَمَنِ ابْتَغَىٰ وَرَاءَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْعَادُونَ
e kush kërkon jashtë këtyre caqeve, është kundërvajtës, (31)
Ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj - ata janë të shfrenuarit. -
Por ata që e teprojnë dhe kërkojnë të kënaqin dëshirat e tyre përtej këtij kufiri, pra, përtej grave dhe robëreshave, ata konsiderohen si të shfrenuar, që e kalojnë cakun e Zotit. Ky ajet është tregues i ndalimit të martesës së përkohshme (el mut’ate) me marrëveshje nga të dyja palët, sepse në këtë lloj martese femra nuk konsiderohet as bashkëshorte me të drejta të plota si e tillë dhe as si skllave. Ky është shfrytëzim i femrës me një mënyrë jo të lejuar nga Allahu i Lartësuar. Mënyra e lejuar nga i Madhëruari është ose bashkëshortësia, që ka kushtet e saj të përcaktuara, të cilat martesa el mut’ate nuk i plotëson, ose pronësia mbi një grua, si skllave e jotja.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë