Sureja El-Me'arixh (Shkallët — المعارج) (Ajet 32)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




70 El-Me'arixh(المعارج), Ajet 32

وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ 32 ٣٢

edhe ata që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë obligimet e tyre, (32)

Tefsiri

Përjashtohen edhe ata të cilët janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. -

Ata janë shumë të kujdesshëm për t’i plotësuar këto gjëra, duke mos u treguar kurrë neglizhentë ndaj tyre. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e amaneteve të marra dhe premtimeve që robi i ka dhënë Zotit të tij, për të cilët do të mbajë përgjegjësi. Ata që janë besimtarë nuk i harrojnë kurrë këto premtime dhe amanete. Gjithashtu, robi mund të marrë e japë premtime dhe amanete edhe me njerëzit e tjerë, në lidhje me pasurinë ose me çështje të tjera. Për çdo premtim dhe amanet, njeriu do të merret në përgjegjësi dhe do të pyetet nga Allahu i Gjithëditur dhe i Urtë: a i plotësoi ato, apo i shkeli?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë