Sureja Nuh (Nuhu — نوح) (Ajet 21)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




71 Nuh(نوح), Ajet 21

قَالَ نُوحٌ رَبِّ إِنَّهُمْ عَصَوْنِي وَاتَّبَعُوا مَنْ لَمْ يَزِدْهُ مَالُهُ وَوَلَدُهُ إِلَّا خَسَارًا 21 ٢١

Nuhu tha: “O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, pos shkatërrimt, (21)

Tefsiri

Nuhu tha: “O Zoti im! Ata nuk m’u bindën mua, por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim...” -

I gjithë ky këshillim nuk vleu aspak për ata. Ata nuk iu bindën urdhrave që Profeti përcillte prej Allahut. Ata kundërshtuan Profetin besnik, që i këshillonte për të mirën dhe u mësonte si të ruheshin nga e keqja. Ata ndoqën parinë e tyre, pasuritë dhe fëmijët e të cilëve u shtonin veçse humbjen dhe dështimin në arritjen e të mirave. Kur kjo ishte gjendja e udhëheqësve, si do të ishte, vallë, gjendja e pasuesve? Sigurisht, ata do të ishin më të dështuar e më të humbur se zotërinjtë e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë