Sureja Nuh (Nuhu — نوح) (Ajet 25)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




71 Nuh(نوح), Ajet 25

مِمَّا خَطِيئَاتِهِمْ أُغْرِقُوا فَأُدْخِلُوا نَارًا فَلَمْ يَجِدُوا لَهُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَنْصَارًا 25 ٢٥

Për shkak të mëkateve të tyre, ata janë përmbytur, e janë hedhur në zjarr dhe ata nuk kanë gjetur mbrojtës tjetër për vete, përveç Perëndisë. (25)

Tefsiri

Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr. –

Që në këtë jetë, ata u mbytën me ujë, që i përfshiu nga të gjitha drejtimet. Trupat e tyre i përpiu uji, por shpirtrat u përvëluan në zjarr. Kjo ndodhi për shkak të gjynaheve të tyre, për të cilat Profeti i paralajmëroi dhe i urdhëroi që t’i braktisnin dhe të kërkonin falje. Nuhu (a.s.) ua bëri të qartë rrezikun e këmbënguljes në mohim dhe mosbindje, por ata e shpërfillën, prandaj i kapi ndëshkimi i ashpër, prej të cilit nuk mund të shpëtonin. E kush mund t’i ndihmonte të shpëtonin?!

Ata nuk gjetën ndihmëtarë, që t’i shpëtonin prej Allahut. -

Askush nuk mund t’i ndihmonte kur ndëshkimi po ekzekutohej. Askush nuk mund ta ndalojë a kthejë pas gjykimin, përcaktimin dhe vendimin e të Plotpushtetshmit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë