Sureja Nuh (Nuhu — نوح) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




71 Nuh(نوح), Ajet 27

إِنَّكَ إِنْ تَذَرْهُمْ يُضِلُّوا عِبَادَكَ وَلَا يَلِدُوا إِلَّا فَاجِرًا كَفَّارًا 27 ٢٧

sepse, me të vërtetë, nëse Ti i lë, ata – do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do tëlindin vetëm mëkatarë dhe jobesimtarë! (27)

Tefsiri

“Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu

(nga rruga e drejtë)

dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë.” -

Lënia e tyre gjallë sjell vetëm dëme dhe shkatërrime, për ta dhe për të tjerët. Nuhu (a.s.) bëri këtë lutje sepse, duke qëndruar gjatë mes tyre, ai ua njohu mirë veprat e shfrenuara dhe devijuese, dhe kështu gjykoi se prej tyre nuk pritej më asnjë e mirë. Pa dyshim, Allahu i Lartësuar e plotësoi lutjen e Nuhut dhe i mbyti ata të gjithë në ujë. Ata që shpëtuan ishin Nuhu dhe besimtarët që pasuan atë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë