Sureja Nuh (Nuhu — نوح) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




71 Nuh(نوح), Ajet 7

وَإِنِّي كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ جَعَلُوا أَصَابِعَهُمْ فِي آذَانِهِمْ وَاسْتَغْشَوْا ثِيَابَهُمْ وَأَصَرُّوا وَاسْتَكْبَرُوا اسْتِكْبَارًا 7 ٧

E, sa herë që i thërrita (unë) ata (në punë të mbarë), për t’i falur Ti, ata i shtinin gishtërinjtë në veshët e tyre dhe mbuloheshin me petkat e tyre (për të mos më parë) – ishin këmbëngulës dhe shumë mendjemëdhenj. (7)

Tefsiri

“Sa herë që unë i ftoja ata tek Ti, për t’ua falur gjynahet...” –

Kuptimi: Sa herë që unë i ftoja ata në faljen Tënde të madhe, ata vazhdonin me këmbëngulje në kufrin e tyre dhe si mospërfillës të së vërtetës. Nëse do t’i përgjigjeshin ftesës së Allahut, Ai do t’ua falte gjynahet. Por kufri dhe arroganca e tyre ishin të shfrenuara. Ata vazhdonin në rrugën e kotësisë dhe të largimit nga e vërteta. Ja cili qe reagimi i tyre:

“...ata i fusnin gishtat në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre, për të vazhduar në të tyren me një kryeneçësi të madhe.” -

Ata refuzuan që ta dëgjonin se çfarë u thoshte profeti Nuh (a.s.). Për këtë, ata mbulonin kokën me rrobat e tyre. Ata këmbëngulnin në rrugën e humbjes. Me mendjemadhësi, ata u larguan nga e vërteta dhe e shtuan sherrin e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë